Pyetja: Jam martuar që prej një viti, por ende nuk kemi kryer nikah me gruan time. Babai i saj na dha miratimin, duke thënë se jemi ok, dhe e kam marrë në shtëpi pastaj. Kjo ishte bërë përmes telefonit nga babai i nuses, sepse unë isha jashtë vendit?!
Përgjigja:
Për të qenë një nikah i vlefshëm fetarisht, duhet të plotësohen këto kushte:
-
Kërkesa për dorën e vajzës: Njoftimi dhe kërkesa për martesë nga ana e burri.
-
Pajtimi i vajzës: Vajza duhet të pranojë martesën.
-
Pajtimi i prindit të vajzës: Babai ose kujdestari duhet të miratojë martesën.
-
Prania e dy dëshmitarëve: Dëshmitarët janë të nevojshëm për të vërtetuar validitetin e nikahut.
-
Caktimi i mehrit (dhuratës martesore): Një shumë e caktuar që burri duhet të japë gruas.
Pasi të plotësohen këto kushte, nikahu konsiderohet valid. Disa dijetarë argumentojnë se prania e prindit nuk është gjithmonë e detyrueshme, por prania e dëshmitarëve është e domosdoshme. Kjo do të thotë se në rastin tuaj mungojnë dy elementë kyç:
- Prania e dy dëshmitarëve
- Caktimi i mehrit.
Hoxhë Bekir Halimi




