Pyetja:

Transmetohet se Enesi r.a ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i ngrite duart në ndonjë dua përveç se gjatë kërkimit të shiut, ndërsa kanë ardhur disa hadithe që e lejojnë ngritjen e duarve gjatë këndimit të duave para fjetjes dhe me duar fërkohet i tërë trupi dhe ngritja e duarve gjatë bërjes së duas së kunutit në namazin e vitrit qoftë para rukuje ose mbas rukuje.

***

Përgjigjja:

Enesi (radiallahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i ngrinte duart gjatë lutjes në publik, veçse në këtë rast, pra kur bënte lutjen për shi. Kurse kur bën lutje vetëm, në çdo kohë të ditës apo të natës, si dhe në namazin e vitrit, lejohet që të ngrihen duart, madje kjo është sunet dhe më afër pranimit të duasë, sepse siç ka ardhur në hadith, kur robi i ngre duart nga Allahu për t’i kërkuar diçka, Allahu turpërohet t’i kthej ato bosh, të zhgjënjyera. [1]
Ibn Kajimi në librin Sëmundja dhe ilaçi i trajton mjaft mirë temat mbi sunetet e duasë.

Alaudin Abazi

————————

[1] Hadith Sahih, el Xhami es Sagir, 1757