Pyetja:

“Nënat që duan ta plotësojnë gjidhënien janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet të plota”, fjala “obligim” a i kundërshton ky ajet disa nëna që e largojnë fëmiun e vetë nga gjiri me dëshirën e tyre për shkak se ta mbrojnë trupin e vetë që të mos trashet?

***

Përgjigjja: 

Allahu i Madhëruar thotë: “Nënat[1] t’u japin gji fëmijëve të tyre[2] dy vjet të plota; ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. Ndërsa babai i fëmijës ka për detyrë ushqimin dhe veshmbathjen e tyre sipas mundësisë. Askush nuk ngarkohet më tepër mundësive që ka. Asnjë nënë nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së saj[3] dhe asnjë baba nuk duhet të dëmtohet për shkak të fëmijës së tij[4]. Po këto detyrime janë edhe për trashëgimtarin (e fëmijës jetim). Por, nëse pas konsultimit dhe me pëlqimin e të dyve, ata vendosin t’ia ndajnë gjirin fëmijës së tyre[5], nuk ka ndonjë gjynah për ta. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse dëshironi t’i gjeni mëndeshë fëmijës suaj, përderisa i jepni asaj atë që i caktoni, sipas zakonit. Kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është Gjithëshikues i gjithçkaje që ju veproni.” (Bekare: 23)

Nga ajeti kuptohet se nëna nuk e ka obligim gjidhënien për dy vjet të plota, vetëm nëse dëshiron dhe nëse bie dakord me burrin e vet. Ata mund t’i gjejnë edhe mëndeshë fëmijës së tyre nëse nuk duan që nëna t’i japë qumësht atij dhe nëse fëmija pranon të pijë nga nënë tjetër. Por padyshim se gjidhënia për një kohë sa më të gjatë nga vetë nëna e fëmijës është më e mirë për fëmijën, për shëndetin dhe zhvillimin e tij fizik, mendor dhe shpirtëror, sepse qumështi i nënës përmban disa fshehtësi që nuk i ka asnjë qumësht tjetër dhe po kështu pirja e fëmijës nga nëna e tij ndikon edhe në gjendjen e tij shpirtërore dhe mendore. Prandaj, nënat duhet t’i marrin parasysh këto gjëra dhe të mendojnë për të mirën e fëmijëve të tyre, por pa e dëmtuar shëndetin e tyre. E Allahu është Ai i Cili jep sukses.

islamqa.info

——————————————-

  1. Janë për qëllim nënat e ndara nga burri, të cilat kanë fëmijë në gji me burrin e ndarë.
  2. Kjo tergon se nënat kanë më shumë të drejtë në gjidhënie se sa ndonjë mëndeshë me qira, pas ndarjes nga burri.
  3. Nuk lejohet të dëmtohet nëna e fëmijës e devorcuar, nga babai i tij, duke e ndaluar atë nga gjidhënia ose duke mos shpenzuar për të atë që i takon.
  4. Nga nëna e fëmijës, duke u tërhequr nga dhënia gji fëmijës së tyre, ose duke kërkuar më shumë se ç’i takon, apo llojet të tjera dëmtimi.
  5. Pa u plotësuar dy vjet.