Pyetja:

Për cilat gjëra duhet të themi inshaAllah dhe për cilat nuk duhet?

***

Përgjigja:

Për çdo gjë të ardhme më mirë është të thuash: “InshaAllahu” (Në dashtë Allahu), sepse Allahu xh.sh., ka thënë: “Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!” Vetëm (nëse i shton): “InshaAllahu!” (el Kehf: 23-24)
Ndërsa për çështje të së kaluares nuk thuhet: “InshaAllah”, përveç nëse dëshiron të tregoj shkakun. P.sh., dëshiron të tregojë se kjo ndodhi me lejen e Allahut, atëherë nuk ka problem.

Allahu e di më së miri.

——————————————-

Shejh Uthejmini, “Kushtet e fesë”,  (fq.75)