Pyetja:

Ne ka disa vjet që i kemi dorëzuar letrat për mërgim për në Gjermani e disa herë janë kthyer negative. Kështu që u bënë disa vjet dhe asgjë s’ka ndryshuar, disi nuk ecën asgjë gjithçka është ndalur. A është vendim i duhur që e gjithë familja ta lëshojë vendin?

***

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kërkesa juaj që refuzohet tash e disa herë, gjë që juve ju mërzit, themi se nuk i dihet, ndoshta është më mirë për ju mosvajtja atje. Njeriu nuk është gjithmonë në gjendje ta kuptojë saktë se çfarë është më mirë dhe më e dobishme për të, posaçërisht nëse është çështja për një të ardhme të largët, siç është shpërngulja në një vend tjetër. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi