Pyetja:

A i lejohet agjëruesit freskimi me ujë (gusli, larja kokës etj), gjatë temperaturave të larta?

***

Përgjigjja:

Po, ky veprim është i lejuar për agjëruesin .

Pejgamberi hidhte ujë mbi kokën e tij nga i nxehti apo nga etja gjatë periudhës së agjërimit. [1]

Ndërsa Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e lagte rrobën e tij që të largonte vapën e madhe apo etjen e cila e kaplonte gjatë periudhës sa ishte agjërueshëm.

Pra lagështia nuk ndikon në agjërim pasi ky ujë nuk arrin dhe depërton në stomakun e muslimanit.

Allahu e di më së miri!

Shejh Ibn Uthejmini

Përktheu: Suad Shabani

—————————–

[1] Ebu Davudi