Pyetja:

Kur një grup e konsideron të lejueshme bashkimin (e namazeve) ose e shkurton (namazin) dhe bashkë me ta gjendet ai që nuk beson se kjo është e lejueshme, a duhet ky të pajtohet me ta rreth bashkimit apo shkurtimit (namazit)? Dhe a do ishte kjo sikur të linte imami diçka që personi që falet përmbas tij e konsideron të jetë kusht apo shtyllë (e namazit)?

***

Përgjigjja:

Kjo s’është sikurse shembulli i ndjekjes së atij që lë një kusht apo shtyllë (të namazit) për të cilën personi i cili përmbas tij e konsideron të jetë kusht apo shtyllë, sepse në këtë rast është imami ai që po lë atë çka personi i cili po falet përmbas e konsideron të nevojshme, kështu që kjo s’do ta dëmtojë faljen e personit përmbas tij (imamit), meqë personi nuk po e lë kushtin apo shtyllën që e la imami. Sa i përket pajtimit me ta të atij që nuk e konsideron të lejueshme bashkimin për atë që e bashkon dhe që nuk e konsideron të
lejueshme shkurtimin për atë që e shkurton, kjo s’është në rregull nga ana e tij, sepse ai vetë po bën atë për të cilën beson se s‘është e lejueshme, dhe dallimi mes këtyre dy çështjeve është i qartë pasi të shqyrtohet.

Shejh Abdir-Rahman ibn Nâsir es-Sa’dî, “El-Mexhmû’etul-Kâmileh limu’alefâtish”, 16/125