Përgjigje: Leximi i Kuranit pa abdes është i lejuar ngaqë nuk ka citate kuranore dhe as hadithe profetike që e ndalojnë këtë vepër (mos leximin e Kuranit pa abdes). Nuk ekziston dallim mes burrit dhe gruas në këtë çështje, madje nuk ekziston në këtë dallim mes burrit të pastër dhe atij xhunub (i papastër) dhe mes gruas i cila i ka menstruacionet dhe asaj e cila nuk i ka menstruacionet. Prej argumenteve të cilat e lejojnë këtë vepër është hadithi i Aishes, të cilin e transmeton Muslimi se “i Dërguari i Allahut e përmendte Allahun në çdo çast”. Sipas jurisprudencës islame gruaja e cila i ka menstruacionet nuk i lejohet të falë namaz. Ndalesa për faljen e namazit është për një urtësi të çmuar, që gjatë ciklit mujor ta adhurojë Allahun, subhanehu ue teala, me një adhurim që iu lejonte para se t’i vinte menstruacioni. Andaj nuk na lejohet neve t’ua ngushtojmë sferën e adhurimit (leximin e Kuranit) e cila ishte e lejuar gjatë bërjes së namazit, pastaj ajo është e ndaluar nga të falurit e namazit, e jo nga veprat e tjera, ne ua zgjerojmë atë që ua zgjeroi Allahu për njerëzit. Shumë herë në kësi raste e cek hadithin e Aishes(radijallahu anha) e cila ishte në haxh me Pejgamberin, salallahu alejhi ue selem dhe zbritën në një vend të quajtur “Serf” afër Mekës dhe Pejgamberi(salallahu alejhi ue selem) e vërejti Aishen(radijallahu anha) duke qarë për menstruacionet që i kishin ardhur dhe i tha: “Vepro gjithçka që repron haxhiu vetëm se mos bëj tava rreth Qabes.” I Dërguari i Allahut nuk e ndaloi nga të lexuarit e Kuranit dhe as nuk e ndaloi që të futet në Qabe.

Shejh Albani