Pyetja:
A më lejohet që një muaj pas ditës së martesës vishem si nuse me frizurë pasiqë familja e burrit deshirojnë të pakten një muaj të vishem dhe të vendosi makiazh? Unë jam vajzë e mbuluar, pra fali namaz e agjëroj ramazan.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ligji i Islamit është se nuk lejohet. Është mirë që këto muhabete t’i sqaroni para dasme.
As edhe një çast nuk lejohet, jo më një muaj të tërë.
Hadithi na tregon qartë ndalesën, jo vetëm kaq, por Profeti ﷺ thotë: “Nuk lejohet t’i bindesh krijesës atëherë kur kundërshtohet Krijuesi.” Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja