Pyetja:

A është e lejueshme për muslimanin që ta ngushëllojë një jobesimtar, kur atij t’i vdesë ndonjë i afërm, kur ka frikë që, nëse nuk shkon te ta, do ta dëmtojnë ose kjo do të jetë shkak i largimit të tyre nga Islami?

***

Përgjigjja:

Të lutesh për mëshirë te Allahu për jomuslimanët është e ndaluar me ajet kuranor, por kur nijeti i personit me ngushëllim është që t’ua bëj të dashur Islamin, kjo është e lejueshme, dhe kjo është nga qëllimet e sheriatit. Po ashtu, kjo vlen kur kjo zmbraps dëmin e tyre ndaj tij apo ndaj muslimanëve. Sepse interesi i përgjithshëm islam është më parësor sesa dëmi i pjesëshëm.

Fetaua el-Lexhneh ed-Da’imeh li Ifta [9/132]

Shejh AbduAziz bin Baz
Shejh AbduRrezak bin Ku’ud
Shejh Abdullah bin Gudejan
Shejh Abdullah bin ku’ud