Pyetja:

A i lejohet personit ta dërgojë (shoqërojë) babanë e tij në haxh para se të shkoj vetë për kryerjen e haxhit?

***

Përgjigjja:

Kryerja e haxhit është obligim për secilin musliman të lirë, të logjikshëm, që ka arritur pjekurinë dhe ka mundësi për kryerjen e tij një herë të vetme në jetë. Bamirësia ndaj prindërve dhe ndihmesa e tyre për përmbushjen e obligimit është legjitime sipas mundësive. Përveçse detyrë për ty –së pari- është ta bësh haxhin për veten tënde e pastaj të ndihmosh babanë tënd, nëse nuk është mundësia që ta kryeni haxhin së bashku. E nëse i jep përparësi babait tënd (duke e ndihmuar në kryerjen e haxhit) haxhi i juaj është i saktë.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin ﷺ, për familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Përktheu: Unejs Sheme