Pyetja:
Kam harruar t’i fal dy rekate te Mekami (vendi) i Ibrahimit pas kryerjes së tavafit Ifada, a obligohem me diçka ndonjë kompenzim?
***
Përgjigjja:
Nuk obligohesh me asgjë, sepse dy rekatet prapa mekami Ibrahimit pas tavafit janë sunet. Nëse i fal ato dy rekate, kjo është më mirë për ty. Nëse nuk i ke falur, ose ke harruar, tavafin e ke në rregull, insha Allah!
Salih ibn Feuzan
Përktheu: Suad Shabani