Pyetja:

Nëse muslimani ndien dhembje gjatë sëmundjeve të ndryshme ose momentin e daljes së shpirtit, a i pakësohen dhe shlyhen atij gjunahet gjatë përjetimit të ketyre sprovave?!

***

Përgjigjja:

Allahu  ia falë disa nga mëkatet muslimanit për çdo sëmundje, vështirësi, dëshprim, madje edhe ajo dhembja e vogël të cilën e ndien kur shpohet me ndonjë therrë ose gjemb të vogël.
Nëse muslimani bën durim dhe shpreson në Allahun atëherë Allahu do ta shpërblejë edhe për durimin e bërë. Kurse argumentet të cilët flasin për këtë temë nuk bëjnë dallim ndërmjet dhembjeve para vdekjes ose gjatë saj.

Allahu ka thënë: ”Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni fituar vetë, e Ai edhe falë shumë.” (Shura: 30)

Nga ajeti kuranor kuptojmë se fatkeqësitë, problemet të cilat e godasin muslimanin janë rezultat i gjunaheve të tij, e me anë të fatkeqësive Allahu e pastron robin e Tij nga një pjesë e gjunaheve të vepruara më parë.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani