Pyetja:
Nëse një person gjatë jetës ka bërë mëkat, konkretisht fjalën e kam për zinanë, ashtu që nga kjo lidhje jashtmartesore me një grua i ka lindur fëmijë. Ai e di se ky fëmijë është i tij, po ashtu edhe fëmijët që i ka legjitim e dinë këtë gjë, por ai nuk ka qenë në niqah me femrën e cila e ka lindur këtë fëmijë. Ky është fëmijë i tij vetëm në aspektin biologjik. Tash, a i takon fëmijut jashtmartesor trashigimi nga personi në fjalë?
***
Përgjigjja:
Së pari, besimtari duhet të jetë i kujdesshëm gjatë jetës së vetë dhe me çdo kusht duhet t’u largohet mëkateve dhe harameve që na i ka ndaluar Allahu, ngase ato nuk sjellin dobi për njeriun, por vetëm dëm dhe gjëra negative. Allahu i Madhërishëm në Kuran ka thënë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El-Isra: 32)
Zinaja sjell probleme të mëdha edhe në aspektin shoqëror dhe familjar, shkakton komplikime në jetën bashkëshortore dhe familjare të njeriut si dhe në shoqëri në përgjithësi.
Në rastin në fjalë, fëmiju është i gjakut të tij vetëm në aspektin biologjik, por jo edhe në aspektin ligjor. Nga aspekti fetar, ky fëmijë nuk i atribuohet personit në fjalë dhe nuk thuhet se ky djal është djal i atij personi, por ngelet të thirret në emër të nënës.
Së këndejmi, nga aspekti i sheriatit, ky fëmijë nuk ka të drejtë të trashigojë nga ky person që është baba biologjik i tij.
Mirëpo, dijetarët kanë përmendur se pasi ky fëmijë është fëmijë biologjik i tij, atëherë është mirë që personi në fjalë që është prind biologjik, të len testament që sa i takon këtij fëmije nga trashigimia e tij, ta merr pas vdekjes.
Allahu e di më së miri.
Dr. Bashkim Aliu