Pyetja:

A ka gjynah në vendosjen e kamerave brenda xhamisë ashtu që të filmohet çdo gjë brenda saj?

***

Përgjigjja:

Kjo gjë është e lidhur me përfitimin, nëse ka përfitim prej këtij veprimi nuk ka problem në të. Në origjinë duhet që namazi të jetë i lehtë dhe të mos ketë gjëra të tilla në xhami, por nëse nevoja e kërkon një gjë të tillë, kjo është diçka që kthehet te vlerësimi i imamit. Çështja mbetet në vlerësimin e imamit.

Dhe Allahu e di më mirë.

Shejkh Mesh’hur Hasen