Pyetja:
A ka Iblisi pasardhës? Nëse po, a është bërë kjo nëpërmjet martesës? Dhe a ka ai
grua/bashkëshorte?
***
Përgjigjja:
Shejh el-Shankiti ka thënë në komentin që ia ka bërë ajetit:
“Atëherë, a do ta merrni atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij si mbrojtës dhe ndihmues,përveç Meje…?”(Kehf: 50)
Fjala dhurrijeh në këtë ajet tregon se Shejtani ka pasardhës. Pohimi se ai nuk ka
pasardhës qartazi kundërshton këtë ajet, siç po shihet. Gjithçka që qartazi kundërshton
Kur’anin, pa dyshim, është e pavërtetë. Por, nuk ka tekst të qartë lidhur me mënyrën se
si kanë ardhur në ekzistencë pasardhësit e tij, domethënë, se a është bërë kjo nëpërmjet
martesës apo ndryshe.
Dijetarët kanë dalluar në mendime rreth kësaj çështjeje. El-Shu’bi ka thënë:”Një njeri më pyeti se a ka Iblisi grua?” Thashë:”Ajo është një gosti martesore,në të cilën s’kam marrë pjesë!”, pastaj mu kujtua ajeti:“Atëherë, a do ta merrni atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij si mbrojtës dhe ndihmues,përveç Meje…?”(Kehf: 50),dhe kuptova që ai s’kishte mundur të ketë pasardhës pa pasur grua, kështu që thashë po.Diçka e ngjashme me të kuptuarit e el-Shu’bit të këtij ajeti,se pasja e pasardhësve
nënkupton pasjen e gruas;poashtu është transmetuar nga Kutadeh.
Muxhahid ka thënë:”Mënyra me të cilën pasardhësit e tij erdhën në ekzistencë është se ai
ka futur organin e tij seksual në organin tjetër seksual të tij, pastaj ka bërë pesë vezë, dhe
kjo është zanafilla e pasardhësve të tij”.
Disa dijetarë kanë thënë se Allahu e ka krijuar një penis në kofshën e djathtë të tij dhe një
vagjinë në kofshën e majtë të tij, dhe ai ka mbarsur vetveten në këtë mënyrë dhe, për çdo
ditë, ka pjellë 10 vezë dhe nga secila ve kanë dalë shtatëdhjetë shejtanë meshkuj dhe
femra.
Është evidente që këto opinione s’janë të besueshme, sepse nuk mbështeten nga ndonjë
tekst në Kur’an apo në Sunet. Ajeti tregon që ai ka pasardhës, por për mënyrën se si u
lindën ata nuk ka tekst të besueshëm, kurse të tilla çështje s’mund të dihen vetëm
nëpërmjet opinioneve.
El-Kurtubi ka thënë në komentin e këtij ajeti:”Them: Ajo çfarë është vërtetuar në transmetime të vërteta, lidhur me këtë çështje, është ajo që është transmetuar nga Selman se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:“Mos ji i pari që hyn në treg apo i fundit që del prej tij, sepse Shejtani pjell vezë dhe aty ato çelin”[1]. Kjo tregon që Shejtani ka pasardhës nga ijët e tij. Ata që e komentojnë këtë transmetim në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë thënë që ky hadith tregon se ai (shejtani) ka pjell vezë dhe se ato çelin. Por, s’ka gjë që tregon se këto vezë janë prej një femre, domethënë, prej gruas së tij apo ndryshe. Ky hadith mund të komentohet ndryshe, sepse arabët shpesh flasin në mënyrë metaforike për pjelljen e vezëve dhe çeljen e tyre. Kështu, fjalët “pjell vezë dhe aty ato çelin” mund të interpretohen si një metaforë, domethënë, se ai bën çfarë të dojë për t’i çorientuar dhe joshur njerëzit, si dhe u pëshpëritë mendime finoke e kështu me radhë. Formulimi i metaforave nuk ndryshon, pavarësisht kontekstit.
2 MBUROJA.net
[Adwa el-Bejan 4/133-135]
[1] Muslimi 2451