Pyetja:

Agjërimi vullnetar a ka kohë të caktuar kur duhet bërë nijetin apo ka mundësi ta bësh para drekës ose pas drekës?

***

Përgjigjja:

Sa i përket agjërimit vullnetar nuk ka asgjë të keqe të bëhet nijeti para ose pas drekës (përderisa nuk ke ngrënë dhe pirë pas namazit sabahut), pra përderisa nuk ke pirë dhe ngrënë asgjë nga koha e namazit të sabahut deri para ose pas drekës, atëherë nuk prish punë ta bësh nijet agjërimin e asaj dite.

Dr. Salih bin Salih el Feuzan.
Suad B. Shabani