Pyetja:

A ka ndonjë argument se lejohen instumentet tupani dhe tarabuka? Kam dëgjuar se janë të lejuara duke u argumentuar se ka hadithe që i lejon (te dy instrumentet), dhe nuk ka që i ndalon!

***

Përgjigjja:

Siç e kemi përmendur edhe më parë, të gjitha veglat muzikore janë të ndaluara, përveç atyre që janë aprovuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhe në ato raste ku ai i ka aprovuar. E ato vegla jane defi apo daullja (tupani) pa vegje apo teneqe që shkaktojnë atë zhurmën e tyre karakteristike. Dhe këto lejohen në rast dasme apo feste, dhe vetëm për gratë, e jo për burrat, siç e kanë kufizuar dijetarët e ehli sunetit. Në lidhje me këtë çështje ju këshillojmë ta lexoni librin e shejh Albanit: “Ndalimi i veglave muzikore”.