Pyetja:
A ka ndonjë këshillë të veçantë drejtuar tregtarëve?
***
Përgjigjja:
E këshillojmë secilin që merret me tregti, t’ua dojë muslimanëve të mirën. Sikur që ai do që t’i rritet tregtia e tij ashtu duhet t’ua dojë të mirën muslimanëve dhe të mos i dëmton. Shumë tregtarë (Allahu i udhëzoftë) të shtyrë nga lakmia, rritja e tregtisë së tyre dhe përfitimet e shumta i shfrytëzojnë disa kohë në të cilat njerëzit kanë nevojë për disa lëndë ushqimore apo disa mallra dhe i shtrenjtojnë çmimet dhe ua ngritin vlerën e tyre e nuk iu intereson dëmi i myslimanë prej shumëfishimit të çmimeve ndaj tyre. Dhe ky mall ndoshta nuk gjendet vetëm se te ta apo janë pajtuar me kolegët e tyre tregtarë për këtë shtim të shumëfishuar. I sheh disa nga ata se si e blejnë një mall me dhjetë rijal e shesin me tridhjetë apo dyzet dhe nuk mërziten përderisa njerëzit të jenë të interesuar për të. E kjo nuk ka dyshim është mashtrim për myslimanin dhe me këtë dëmtohen konsumatorët të cilët kanë nevojë për këtë ndërkohë që janë transmetuar argumentet që nxisin që myslimani të jetë i sinqertë ndaj vëllait të tij musliman.
E prej sinqeritetit dhe këshillës është që të mos e dëmtosh vëllanë tënd dhe ta udhëzosh drejt mallit të dobishëm dhe të mos e tradhtosh e as mashtrosh dhe të mos e bësh injorancën dhe mentalitetin e tij të ulët shkak për ta marrë pasurinë e tij me pa të drejtë.
Abdullah b. Abdurr Rrahman El Xhibrin
Përktheu: Driton Lekaj
Burimi: http://www.islamhouse.com/s/9507