Pyetja:

A ka ndonjë dua të caktuar që duhet ta themi kur hyjmë në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Po ka dua të caktuar që duhet ta themi kur hyjmë në shtëpi. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur burri hyn në shtëpi, le të thotë:

بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَى اللَّهِ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا.

Bismil-lãhi welexh’nã, we bismil-lãhi ḣaraxh’nã we ‘alall-llãhi rabbinã tewekkelnã.

(Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Allahut, Zotit tonë, iu mbështetëm!”. Pastaj le t’i japë selam familjes së vet).[1]

————————————

[1] Ebu Davudi. Sipas Ibn Bazit senedi është i mirë. Por kur hyjmë në shtëpi, themi: «Bismilah», sepse në një hadith tjetër të saktë, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur njeriu hyn në shtëpinë e vet dhe përmend Allahun teksa hyn dhe kur fillon ushqimin, shejtani u thotë vëllezërve, ndihmësave dhe shokëve të tij po prej shejtanëve: ‘Këtë natë nuk keni as vend për të ndenjur dhe as darkë!» (Muslimi).