Pyetja: Nëse një grua i ka premtuar burrit të saj se ajo nuk do të martohet me asnjë pas tij, derisa Allahu t’i bashkojë ata, me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij. A ka të drejtë ajo të martohet pas tij? A numërohet kjo si mosplotësim i premtimit, që është një nga cilësitë e hipokritëve?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, subhanehu ue teala

Kësaj gruaje i lejohet të martohet pas vdekjes së burrit të saj, mirëpo ajo duhet ta shpaguajë betimin e saj, sepse i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Betohem në Allahun se, nëse Allahu do, unë nuk betohem për një gjë dhe pastaj të shoh në diçka më të mirë, në atë rast e shpaguaj betimin tim dhe veproj me atë që është më e mirë.” (Transmetojnë Buhariu, 3133 dhe Muslimi, 1649)

Dhe ai, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nëse ju betoheni, ndërsa pastaj shihni diçka më të mirë se ajo për të cilën jeni betuar, shpaguani betimin tuaj dhe veproni me atë që është më e mirë” (Transmetojnë Buhariu, 2622 dhe Muslimi, 1652) Martesa është më e mirë për këtë grua sesa të mbetet e pamartuar, sepse në të ka më tepër dobi.”

/islamqa.info/