Pyetja:
Gjatë leximit të Kuranit fisnik mbrëmë përjetova një mundim në trup ku i gjithë trupi m’u lig dhe m’u terrua e gjithë dhoma. Lexova dy faqe dhe tërë trupi m’u lig. Çfarë mendoni se do të jetë kjo? A kam sehire në trup? Kam vizituar hoxhën po kjo është me vite, para 7 vitesh. Tash e ndiej veten mirë shumë, nuk kam ëndrra por kam mundim kur e lexoj Kuranin.
***
Përgjigjja:
Nuk keni nevojë motër që të shqetësoheni, por të njëjtën kohë, kurdo që t’ju jepet mundësia, do të ishte mirë që të shkoni tek ndonjë hoxhë që merret me kurimin e magjisë me Kur’an dhe të lexojë ai në praninë tuaj Kur’an, dhe më pas, në bazë të asaj që mund të vërehet eventualisht edhe do t’ju udhëzojë për hapat e mëtutjeshëm. Mund të keni të shkelur e mund edhe diç tjetër të ngjashëm, por nëse ndjeheni mirë gjatë namazit, atëherë edhe gjatë leximit të Kuranit do të kalojë me fuqinë e Allahut dhe vullnetin e Tij.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku