Pyetja:

Çështja e ixhtihadit (studimit analizës dhe arsyetimit fetar) a konsiderohet çështje e mbyllur apo jo?

***

Përgjigjja:

Çështja e ixhtihadit (studimit analizës dhe arsyetimit fetar) nuk quhet e mbyllur. Ajo është temë e hapur për njerëzit e ditur, besimtarë dhe largpamës në librin e Zotit dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut ﷺ duke u argumentuar me fjalët e selefëve (të parëve tanë) nga shokët e Profetit ﷺ dhe ndjekësit e tyre nga pasuesit e dijes dhe besimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto cilësi është më mirë për ta të pyesin njerëzit e ditur.

Allahu jep sukses, paqja dhe salavatet e Zotit qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, familjen e tij dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për studime dhe fetva

Përktheu: Gentian Rushiti