Pyetje: Një personi i iku namazi me xhemat dhe ai u kthye në shtëpinë e tij, a është obligim për të që të fal namazin me gruan e tij në mënyrë që të konsiderohet namaz me xhemat?
Përgjigje: Nëse falet me gruan e tij, nuk konsiderohet namaz me xhemat, por ai fal namazin (që i iku me xhemat). Ai duhet të fal namazin e caktuar, ska gjë të keqe. Ndërsa që të konsiderohet namaz me xhemat (namazi që fal bashkë me gruan e tij), jo, ky nuk konsiderohet namaz me xhemat. Numri më i pakët i burrave në namazin me xhemat është dy.
Sherh Ighathat-il-Lahfan (105) / Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan




