Pyetja:
Kam një pyetje e cila po më preokupon qe një kohë. Jam një motër muslimane, e martuar qe një vit, ende nuk kam fëmijë, andaj edhe gjatë marrëdhënieve me bashkëshortin tim nuk ruhemi. Por shpesh më ndodh që pas guslit, edhe duke falur namaz, nga organi im gjenital del sperma e bashkëshortit. Ç’duhet bërë në këtë rast? A llogaritet si ndyrësirë një gjë e tillë apo jo?
***
Përgjigjja:
Si në rastin që keni përmendur, nuk obligoheni me gusël assesi, pasi veç jeni pastruar më parë, por obligoheni që të merrni abdes. Lëngu që del në atë rast nga organi femëror, mund të supozohet se është sperma mashkullore, e cila, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, është e pastër dhe nuk ka nevojë që patjetër të pastrohet vendi. Nga ky prizëm disa dijetarë madje nuk e obligojnë as marrjen e abdesit, pasi ajo që del në atë rast, sipas tyre, nuk është nga orgazma e femrës, por thjesht, thonë ata, është sikur të hedhet sperma nga ndonjë enë. Mirëpo ne thamë që duhet marrë abdes për faktin se ajo spermë e mashkullit patjetër është përzier me sekrecion dashurie femëror, i cili është i papastër dhe del nga organizmi që e ka prodhuar.
Pra duhet të merret abdes, dhe nëse del gjatë namazit, duhet të ndërpritet namazi, të pastrohet gjurma, të merret abdes dhe ta përsëritni namazin.
Allahu e di më së miri!
islamqa.info