Pyetje: Unë jam inxhinier softueri dhe fokusi im është ndërtimi i aplikacioneve që ndihmojnë krijuesit e përmbajtjes të jenë më produktivë. Së fundmi, po punoj me inteligjencën artificiale për të ofruar një funksionalitet që u lejon përdoruesve të gjenerojnë video me ndihmën e saj.

Dëshiroj të kërkoj udhëzimin tuaj në lidhje me një çështje etike: nëse një përdorues krijon video dhe zëra me personazhe dhe zëra femërorë nëpërmjet platformës sime, a konsiderohet kjo e ndaluar (haram) për mua si zhvillues dhe ofrues i teknologjisë?


Përgjigje:

Lëvdatat më të plota i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është robi dhe i Dërguari i Tij.

Në parim, shitja apo dhënia me qira e gjërave të lejuara dhe të dobishme është e lejuar, dhe të ardhurat nga këto transaksione janë të lejuara (hallall). Nëse blerësi e përdor mjetin për qëllime të ndaluara, shitësi nuk mban përgjegjësi dhe nuk ka detyrim të hetojë qëllimet e tij.

Megjithatë, nëse shitësi e di me siguri ose ka arsye të forta për të besuar se blerësi do ta përdorë atë për qëllime të ndaluara, atëherë nuk lejohet t’ia shesë apo ofrojë këtë shërbim.

Vetëm mundësia që një produkt mund të përdoret për gjëra të ndaluara nuk e bën të ndaluar prodhimin apo ofrimin e tij. Në raste të tilla, nëse dikush e përdor teknologjinë për qëllime të ndaluara, mëkatin e bart vetëm ai që e keqpërdor.

Allahu e di më së miri.
Burimi: IslamWeb.net / Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net