Pyetja:
A lejohet agjërimi pa syfyr?
***
Përgjigjja:
Syfyri është shenjë e agjërimit të myslimanëve dhe vonimi i tij deri në kohën më të fundit është shenjë e mirësisë së këtij umeti në respektimin e ritualeve islame. Koha e syfyrit hyn pas gjysmës së natës dhe kurdo që myslimani ha diç pas gjysmës së natës me qëllim të syfyrit, i llogaritet syfyr.
Po ashtu i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Syfyri është i tëri me bereqet dhe mos e leni asesi, qoftë edhe nëse pini vetëm një gllënjkë ujë, ngase vërtet Allahu dhe melekët bëjnë salavat për ata që ngrihen për syfyr.” [1]
Por sido që të jetë, lejohet edhe pa syfyr të agjërohet dhe gjithçka është në rregull sa i përket agjërimit, por vetëm nuk shfrytëzohet mundësia e bereqetit të lartpërmendur.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
————————————
[1] Ahmedi
[2] Muslimi