Pyetja:

A lejohet blerja kafshëve (që u hahet mishi) me peshë te gjallë? Pa harruar se kjo mënyrë është shumë e përhapur dhe shumë e njohur në vendin tonë.

***

Përgjigjja:

Po është e lejuar blerja e bagëtisë me peshë të gjallë. Origjina është lejimi i shitblerjeve ndërmjet muslimanëve përveç kur ka argument që e ndalon atë. Bazuar mbi këtë rregull themi se lejohet shtiblerja e pulave dhe deleve me peshë të gjallë dhe nuk dimë ndonjë argument legjislativ që e ndalon atë.

Lejohet blerja e bagëtive me peshë. Ndërsa blerja pa e peshuar por vetëm duke e parë me sy të lirë lejohet me Ixhmaë (konsesusin e gjithë dijetarëve) dhe nuk ndikon cfarë ka në  brendesi të kafshës, sepse ato ndjekin gjykimin e tërë kafshës. Përderisa lejohet blerja me sy te lirë, lejohet blerja saj dhe çka në barkun se saj edhe me peshë.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, 12/289

Përktheu: Arjan Gazidede