Pyetja:

Cila është dispozita e leximit të pazëshëm (me mend) të Kuranit kur jemi të pistë? Po dispozita e dëgjimit të tij gjatë raportit seksual?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Nëse me pyetjen e parashtruar synohet leximi i Kuranit kur në trupin apo rrobën tonë gjendet një nexhase (pisllëk), përgjigjja është se në këtë rast leximi i Kuranit lejohet por është mekruh (i papëlqyeshëm) me kushtin që personi të mos jetë xhunub (në gjendjen e papstërtisë së madhe rituale) ose (për femrën) me të përmuajshmet apo lehone.

Ndërsa sa i përket leximit të qëllimtë të Kuranit me zemër (pa lëvizuar gjuhën) në nevojtore ku hyn gjithashtu edhe dëgjimi i qëllimtë i tij, thuhet sa vijon:

Së pari: Nëpërmendja e Kuranit në nevojtore

Paraprakisht na duhet të sqarojmë se me nevojtore nënkuptohet vendi i posaçëm ku gjendet ndenjësja e WC-së (pajisje hidrosanitare e tipit tualet alla-turka, ose klozet alla-franga që varet në mur) ku kryhet nevoja (jashtëqitja) e madhe ose ajo e vogël (urinimi).

Dijetarët kanë theksuar se nëpërmendja e Kuranit me zemër në nevojtore nuk përbën ndonjë problem, pra rrjedhimisht nuk është e papëlqyeshme, qoftë edhe nëse Kurani lexohet me zemër (me mendje) qëllimisht gjatë kryerjes së jashtëqitjes, por me kushtin që gjuha të qëndrojë e palëvizur.

Argument për dallimin në fjalë mes këtyre dy llojeve të dhikrit (dhikrit me gjuhë dhe atij me zemër) është fakti se dijetarë muslimanë janë pajtuar në mendim se personit xhunub (në gjendjen e papastërtisë së madhe rituale) i lejohet ta lexojë (qarkullojë) Kuranin me zemër (pa lëvizuar gjuhën) dhe i ndalohet (e ka haram) që ta lexojë atë me gjuhë.

Së dyti: Dëgjimi i Kuranit në nevojtore

Për rastin kur zëri i Kuranit buron / vjen nga brenda nevojtores (direkt ose nga një kasetë, celular a ngjashëm), vlen sa u tha në çështjen “Futja e Kuranit (ose ndezja e aparatit të këndimi të tij) në nevojtore”). Kurse nëse zëri i këndimit të Kuranit buron / vjen nga jashtë nevojtores, nuk ka ndonjë problem që ai të dëgjohet nga brenda nevojtores (qoftë edhe nëse personi është duke kryer nevojën), pasi dëgjimi i dhikrit nuk është njëjtë si futja apo prania e tij në nevojtore, duke qenë se ndalesa qëndron tek bërja në nevojtore e dhikrit të shkruar apo thënë.

Allahu e di më mirë.

Bashkim Aliu