Pyetja:

Nëse një musliman vjen mbas namazit të jacisë dhe namazi ka përfunduar dhe imami çohet për të falur teravitë? A duhet ai të pasojë imamin me nijetin e faljes së jacisë, apo duhet të çohet dhe të falet i vetëm, apo të falet më xhemat, nëse ka (xhemat)?

***

Përgjigjja:

Është e lejueshme që ai të falë jacinë me xhemat me atë që është duke i falur teravitë, pastaj, kur imami të japë selam pas dy (katër) rekateve, ai që është duke falur jacinë mbrapa imamit duhet të çohet dhe të plotësojë namazin e jacisë.
(Fetawa el- Lexhneh ed-Da’imeh 7/402)

Shejh Ibn Baz që pyetur: Nëse muslimani vjen në xhami dhe e gjen xhematin duke falur teravitë dhe ai nuk e ka falur jacinë, a duhet ai të falet me ta me nijet për të falur jacinë?
Ai u përgjigj: S’ka gjë të keqe që ai të falet me ta me nijetin e faljes së jacisë, sipas qëndrimit më të saktë të dijetarëve. Kur imami të japë selam, ai duhet të çohet dhe ta plotësojë namazin.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetawa” [12/181]