Pyetja:

A lejohet mbartja e dorëzave nga leshi gjatë dimrit kur ndiejmë të ftohët ekstrem në duart tona?

***

Përgjigjja:

S’ka problem në këtë. Kjo është si mbartja e çorapeve. Nëse mbart doreza për t’i mbajtur duart të nxehta apo i mbështjell duart në gutrah a shimag (lloje shamish për burra), apo mbështjell duart në bisht (pelerinë) dhe bën sexhde, atëherë s’ka problem në këtë, meqë kjo çështje është e gjerë. Kur Sahabët përballeshin me të nxehtit e madh, ata bënin sexhde në teshat e tyre (që i kishin veshur).

Shejh Ibn Baz