Pyetja:
Desha t’ju pyes se a lejohet hyrja në xhami gjatë kohës kur femra është me menstruacione?
***
Përgjigjja:
Jo, nuk lejohet që femra me menstruacione të hyjë dhe të qëndrojë në xhami. Në një hadith i Dërguari, ﷺ, ka thënë: “Unë nuk lejoj që femra me menstruacione dhe xhunubi të qëndrojnë në xhami” [1]
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
———————————————————————————–
[1] Ebu Davudi