Pyetja:

A lejohet marrja e mus’hafit (Kuranit) nga xhamia (e shenjtë), për ta lexuar në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Çfarë lihet vakëf, Kuran apo libra të tjerë, me qëllim që të përfitohet (prej tyre) në një vend të caktuar, nuk lejohet të nxirren prej atij vendi për në një vend tjetër, pa marrë parasysh është harem (Qabja) apo xhami tjetër. Me përjashtim të rastit kur ai vend (xhami, qendër etj) del jashtë funkisonit, atëherë transferohen në një vend tjetër të ngjashëm, ose më të mirë sa i takon përfitimit (prej atyre librave). Ndërsa ajo që lihet vakëf me qëllim që njerëzit të përfitojnë pa asnjë lloj kushti, prej këtij vakëfi lejohet të përfitohet edhe nëse e merr për në një vend tjetër. Kjo duke kërkuar leje nga kujdestari i këtij vakëfi. Përveç kësaj, fatmirësisht Kur’anë ka plot dhe çmimi i tyre është shumë i lirë dhe nuk është e nevojshme të nxirren nga vendi ku janë lënë si vakëf.

Komisioni i Përhershëm për kërkime akademike dhe fetva

Përktheu: Fatjon Isufi