Pyetja:
A lejohet martesa mes dy bajrameve? A ka bazë fetare kjo? Unë kam lexuar shumë literaturë islame dhe askund nuk e kam hasur.
***
Përgjigjja:
Nuk ka kurrfarë baze që të caktohet apo mos caktohet data për martesë. Ajo mund të bëhet gjatë të gjitha ditëve të vitit, duke përfshirë këtu edhe vet Ramazanin. Më së miri do të ishte muaji fill pas Ramazanit, që quhet Shevval, por megjithatë, në të gjithë muajt njësoj mund të bëhet martesa pa kurrfarë problemi.
Allahu ju begatoftë në martesën tuaj dhe ju bashkoftë me hair me bashkëshortin!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku