Pyetja:

Jam mbjatës i papagajve, e dua të di nëse është haram ose e ndaluar mbjatja e tyre në kafaz ose a lejohet të mbaj ndonjë kafshë si kafshë shtëpiake dhe cila? A e kam haram këtë që bëj ndaj tyre, që kujdesem shumë për to?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mbajtja e qenit është e ndaluar përveç në disa raste p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë. Transmetohet nga Ebu Hurejra [رضي الله عنه], i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Kush mbanë qen, çdo ditë atij iu asgjësohen veprat e mira sa një kirat, përveç (nëse qeni mbahet) për ruajtjen e të mbjellurave apo ruajtjen e bagëtive.” [1]

Përcillet nga Ebu Hurejra [رضي الله عنه], e ky nga i Dërguari i Allahut ﷺ, se ka thënë: “Kush mbanë qen, (duke mos e mbajtur) për gjueti, as për ruajtjen e bagëtive, as për ruajtjen e të mbjellurave, çdo ditë iu asgjësohen veprat e mira sa dy kirate.” [2]
Përcillet nga Alijj ibn Ebi Tālib [رضي الله عنه], e ky nga Profeti ﷺ, se ka thënë: “Vërtetë që Melaiket nuk hyjnë në atë shtëpi në të cilën ka qen dhe fotografi.” [3]
Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Ndërsa mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi Ebu Hurejra r.a. mbante mace dhe Pejgamberi ﷺ nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).

Sa i përket mbatjes së zogjve në kafaz janë disa mendime të dijetarëve. Disa e lejojnë me kusht që këta zogj të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe disa të tjerë e ndalojnë mbatjen e zogjve për shkak se ata janë krijuar për të jetuar të lirë dhe jo të mbyllen në kafaze.

Eroll Nesimi

—————————–

[1] Buhariu (2322)

[2] Muslimi (1575)

[3] Ibn Maxhe