Sa i përket kompensimit të ditëve të humbura nga agjerimi i muajit Ramazan, dijetarët e përmendin se të njëjtat rregulla që vlejnë për ditët e Ramazanit, vlejnë edhe këtu, që nënkupton se kur e fillon agjërimin e këtyre ditëve, nuk duhet të ndërprehen, e llogaritë sikur që është duke agjëruar Ramazanin, sepse Ramazanin është duke e kompensu edhe nuk është patjetër me i kompensu ditët njëra mbas tjetrës, mirëpo atë ditë që e fillon, le të llogaritë, sikur është në Ramazan.
Nëse zgjohet në syfyr nijetin e bënë para se me ra me flejtë, ose në syfyrë ose para sabahut e bënë nijetin që është duke kompensuar ditët e Ramazanit.
E dyta…
Nuk e ndërpren edhe nëse e fton dikush për drekë për pije nuk i përgjigjet, nuk është ashtu siç është agjërimi nafile, sepse kur është duke agjëru muslimanin nafile nëse dikush i bën ftes enkas për drekë atëherë i lejohet ta ndërpres agjërimin,  në këtë rast kur është duke agjëru nafile.
Ndërsa, kur është agjërimi i Ramazanit, siç nuk lejohet kur jemi agjërueshëm në Ramazan nuk lejohet edhe kur jemi duke e kompensuar, p.sh nëse diçka na e lejon me ndërpre agjërimin në Ramazan, edhe këtu na e lejon kur jemi duke i kompensuar ditët e mbetura nga Ramazani.
Tani kjo lodhje që po e përmend këtu, nëse është aq e madhe sa që lodhemi shumë, dëmtohemi ndoshta edhe sëmuremi dhe agjërimi është i papërballueshëm dhe shumë i rëndë atëherë e prishim, mirëpo jo çdo lodhje, ose një lodhje e lehtë, ose s’ka disponim për agjërim, me arsyetimin edhe ashtu jam duke e kompensu kjo nuk lejohet. E ke nis kompensimin e Ramazanit, atë ditë që je duke e kompensou agjërimin e Ramazanit, duhet me llogaritë sikur kur je duke e agjëru Ramazanin që nuk lejohet me ndërpre pa arsye të fortë.

Hoxhë Rasim Haxha