Pyetja:

Cili është vendimi për Tehijatul‐Mesxhid (namaz dy rekatësh për përshëndetjen e xhamisë me rastin e hyrjes dhe para uljes) pas ezanit të akshamit dhe para fillimit të namazit? Kjo është derisa e dimë se koha në mes ezanit dhe ikametit është e shkurtër. Po ashtu, cili është vendimi për bërjen e namazeve tjera vullnetare përpos Tehijatul‐Mesxhidit para namazit të akshamit?

***

Përgjigjja:

Tehijatul‐Mesxhid është sunet i theksuar (Suneh Mu’ekede) gjatë gjitha kohërave, e edhe gjatë kohës kur zakonisht është e ndaluar që të falet namaz, sipas mendimit më korrekt prej dy mendimeve të dijetarëve mbi këtë çështje. Kjo bazohet në gjeneralitetin e thënies së Pejgamberit ﷺ: “Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, ai s’duhet të ulet derisa t’i falë dy rekate.” [1]

Dhe namazi pas ezanit të akshamit dhe para ikametit është sunet për shkak të thënies së Pejgamberit ﷺ: “Faluni para akshamit, faluni para akshamit”, dhe pasi e tha këtë tre herë ai tha, “kush të dojë (të falë namaz).” [2]

Po ashtu, kur ezani për namazin e akshamit thirrej, shoqëruesit e Pejgamberit ﷺ nguteshin për t’i falur dy rekate para ikametit, kurse Pejgamberi ﷺ i shihte duke vepruar kështu dhe nuk i ndalonte nga kjo. Më saktë, ai e urdhëronte këtë mu ashtu si në hadithin e përmendur paraprakisht.

Shejh Bin Baz, “Kitab ud‐Da’ue”, El Fetaua, vëll. 1, f.52

——————————————————————

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu.