Përgjigjja:
Pas studimit të kësaj çështje, komisioni është përgjigjur kështu:
Dijetarët kanë mospajtim rreth dispozitës së ngrënies të brëtkosës, ka prej tyre që e kanë lejuar ngrënien e saj, mirëpo ka edhe prej tyre që e kanë ndaluar. Prej atyre që e kanë lejuar është Imam Malik ibn Enes dhe dijetarët që janë të të njejtit mendim, kurse prej atyre që e ndalojnë është Imam Ahmed ibn Hanbel dhe dijetarët që pajtohen me mendimin e tij.
Ata që e kanë lejuar ngrënien e bretkosës janë argumentuar me kuptimin e përgjithshëm të fjalës së Allahut: “Ju lejohet peshkimi në det dhe ushqimi i detit me kënaqësi për ju dhe për udhëtarët…” (Maide: 96), poashtu janë argumentuar me thënien e Pejgamberit ﷺ: “(Deti) Ujin e ka të pastër dhe cofëtinën të lejuar (për ngrënie)”, kuptimi i përgjithshëm i këtyre argumenteve e përfshin edhe bretkosën, sepse është prej gjuetisë së detit. Sa u përket atyre që e kanë ndaluar ngrënien e saj, janë argumentuar me hadithin të cilin e ka nxjerur Ebu Davudi në kapitullin e mjekësisë dhe etikës, poashtu edhe Nesaiu në kapitullin e gjuetisë, nga Ibn Ebi Dhiëb, nga Seid ibn Halid, nga Seid ibn Musejjib, nga AbdurRahman ibn Uthman, se një mjek e ka pyetur Pejgamberin ﷺ rreth bretkosës a mundet t’a vëndon në ilaç dhe ndaloi (Pejgamberi ﷺ) vrasjen e saj. [1]
Ky hadith është argument për mos-lejimin e ngrënies së bretkosës, përshkak se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka ndaluar që të vritet bretkosa, kursë ndalesa e vrasjes së gjallesave, ose është për shkak të “shenjtërisë” së saj, siç është njeriu, ose për shkak se ndalohet ngrënia e mishit, siç është bretkosa.
Komisioni i përhershëm për fetva, fetvaja nr. 1414.
Anëtarë: AbdulAziz ibn Baz, Abdullah ibn Gudejjan, AbdurRezak el-Afifi.
Thotë Ibn Uthejmin në komentimin e Bulug el-Meram: “Bretkosa: jeton në ujë dhe tokë, ky mjek e ka pyetur Pejgamberin ﷺ rreth mundësisë së shfrytëzimit të bretkosës si ilaç, mirëpo e ndaloi nga vrasja e saj, që do të thotë se nëse e ka ndaluar vrasjen e saj, ajo bëhet haram (ngrënia e saj), sepse prej parimeve të njohura është: “Prej mënyrave të bërit diçka prej kafshëve të ndaluar, është urdhëri apo ndalesa e vrasjes së saj.” Andaj bretkosa është haram dhe nuk lejohet ngrënia e saj.” (Komentimi i Bulug el-Meram, kapitulli i ushqimeve, kaseta nr.2).
Përktheu: Ali Ashani
——————-
[1] Ahmed, Is’hak ibn Rahujeh, Ebu Davud Et-Tajalisj dha Hakimi në Mustedrekun e tij dhe e ka cilësuar si të vërtetë, thotë Bejhekiu: Është hadithi më i fortë i transmetuar rreth bretkosës.
Ky hadith është ma’lul (ka defekt), ngasë në zinxhirin e transmetuesve gjendet Seid ibn Halid, të cilin e ka cilësuar si të dobët Nesaiu, mirëpo dijetarët kanë thënë se Seidin e ka cilësuar si transmetues të mirë Ibn Hibbani dhe ka thënë Darekutni: Është prej banorëve të Medines, merret (transmetimi i tij) si argument.”