Pyetja:

E kam hundën e madhe dhe kam dëshirë ta zvogëloj. A lejohet operimi i saj?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet, lëvdatat të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ.

Zvogëlimi i hundës llogaritet nga operacionet zbukuruese. Nëse hunda është e madhe deri në atë masë, saqë del jashtë formës normale në të cilën Allahu i krijoi njerëzit, ose njerëz me këtë madhësi të hundës nuk egzistojnë, ose janë raste tejet të rralla, atëherë lejohet ndërhyrja me operacion për t’ia dhënë hundës formën e saj normale, në të cilën Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit. Në të kundërtën, nuk lejohet ndërhyrja me operacion për ta zvogëluar, edhe nëse është pak e madhe, porse është formë normale e hundës dhe shumë njerëz kanë hundë të tillë, ngase një ndërhyrje e tillë konsiderohet ndryshim i formës të cilën na e dha Allahu i Lartesuar, e që është prej mëkateve të mëdha.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha