Pyetja:

A lejohet për gruan që ta falë namazin e xhenazes?

***

Përgjigjja:

Namazi i xhenazes është i ligjëruar për të gjithë; për burrat dhe për gratë. Falja e namazit të xhenazes në shtëpi apo në xhami, e gjithë kjo nuk prish punë. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe gratë e tjera kur vdiq Sad bin Ebi Uekas (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia kanë falur namazin në xhaminë e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Dhe qëllimi është se namazi i xhenazes është i ligjëruar për të gjithë. Ajo për të cilën gratë janë ndaluar është vizita e tyre për te varrezat si dhe pasimi i xhenazes. Ndërsa namazi i tyre ndaj të vdekurit në shtëpi, xhami, musal-la apo në shtëpinë e familjes së tij, në këtë nuk ka problem. Kanë qenë gratë që e falnin namazin e xhenazes pas Profetit ﷺ si dhe pas hulefave er-rashidinëve. Allahu është Ai i Cili posedon suksesin!

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneueat” vëll. XIII

Përktheu: Ebu Ejub