Pyetja:

A lejohet puna në bankë?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet puna në bankat të cilat punojnë me kamatë. Bazuar në hadithin: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, dhënësin e saj, shkruesin e saj dhe atë që dëshmon”. [1]

Personi nëse është punonjës në të (bankë) ai konsiderohet prej shkruesve dhe futet në këtë mallkim që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut ﷺ.

Shejh Abbadi, “Sherh Sunenu Ebi Davud”

Përktheu: Unejs Sheme

——————

[1] Muslimi