Pyetja:

Sigurimi shëndetësor do të jetë i detyrueshëm për të gjitha kompanitë dhe asociacionet në vendin tonë. Kompania e sigurimeve nuk do të ketë marrëveshje të drejtpërdrejta me kompanitë apo shoqëritë aksionare (SH.P.K.:Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara ose SH.A. Shoqëritë Aksionare), meqë do të ketë ndërmjetësues, gjë që është e detyrueshme. Cili është vendimi sheriatik për punësimin në këto kompani ndërmjetësuese? Roli themelor i këtyre kompanive është njoftimi me ofertat e sigurimeve për kompanitë dhe individët, si dhe marrja me deklarimet/kërkesat e konsumatorëve.

***

Përgjigjja:

1. Kontratat e sigurimit komercial janë transaksione të cilat bazohen në probabilitet dhe paqartësi të skajshme, sepse konsumatori nuk mund të dijë në kohën e nënshkrimit
të kontratës se çfarë ai do të japë ose do të marrë (përfitojë). Ai mund të paguajë një ose dy këste, pastaj mund ta godasë ndonjë fatkeqësi dhe ai do të ketë të drejtë në atë që
siguruesi duhet t’i paguajë.

Ose mund të mos ndodhë asnjë fatkeqësi apo sëmundje, por ai vazhdon t’i paguajë të gjitha këstet dhe nuk merr asgjë. Në mënyrë të ngjashme, i siguruari (konsumatori) nuk mund të dijë se çfarë do të japë ai ose çfarë do të marrë në lidhje me çdo kontratë individuale. Në hadith sahih thuhet se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar transaksionet e paqarta.

2. Kontratat e sigurimit komercial janë një lloj i lojërave të fatit, sepse ato përfshijnë rrezikun e kompensimit financiar apo ndëshkimet pa ndonjë shkelje apo arsye nga ana e atij që paguan dënimin; pastaj përfshin përfitimin pa paguar gjë, apo pagimin e diçkaje që nuk është barabartë me përfitimet. Personi i cili është i siguruar, mund të paguajë një këst të sigurimit, pastaj ndodh një aksident, kështu që Siguruesi do të jetë i detyruar të paguajë shumën e plotë në përputhje me politikën e sigurimit. Ose mund të mos ndodhë asnjë aksident, por ai i paguan të gjitha këstet e sigurimit dhe nuk përfiton asgjë.

Kur paqartësitë mbizotërojnë, atëherë ajo bëhet si lojë e fatit/kumar e cila hyn në ndalimin e përgjithshëm e kumarit në ajetin në suren Maide ku Allahu thotë:

O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (Maide: 90)

Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” (Maide: 91)

3. Kontratat e sigurimit përfshijnë të dy llojet e kamatës: el-fadl dhe el-nasa’. Nëse kompania e paguan konsumatorin, trashëgimtarin e tij ose përfituesit në përgjithësi më shumë se shuma që ai ka paguar, atëherë kjo është e kamatë el-Fadl (kamatë e paguar, kur pasuria e shkëmbyer është e të njëjtit lloj, por sasia është e ndryshme); dhe zakonisht siguruesi apo kompania e sigurimeve i paguan këto para për konsumatorin disa kohë pas lidhjes së kontratës, dhe kjo është kamatë el-nasa (kamatë e paguar për vonesën në pagesë). Nëse kompania e sigurimeve e paguan konsumatorin vetëm në vlerën që ai/ajo ka paguar, atëherë kjo është vetëm kamatë el-nasa. Të dyja janë haram sipas teksteve dhe konsensusit të dijetarëve.

4. Kontratat e sigurimit komercial janë një lloj i bastit i cili është haram, sepse secila palë përfshihet në paqartësi, injorancë dhe bixhoz. Islami nuk lejon asnjë lloj basti, përveç
atë që e mbështet dhe propagandon Islami nëpërmjet fakteve dhe xhihadit. Profeti ﷺ e ka lejuar bastin vetëm në tre raste, kur ai tha: “Nuk duhet të ketë (të holla) çmime për gara, përveç për garat me deve, garat me kuaj dhe garat me shigjeta”.
Sigurimi nuk hyn në këto kategori dhe nuk mund të krahasohet me asnjë prej tyre, kështu që është haram.

5. Kontratat e sigurimit komercial marrin para nga konsumatori pa i dhënë atij asgjë në këmbim. Transaksionet tregtare të cilat marrin para pa dhënë asgjë në këmbim, janë
transaksionet haram, sepse kjo vjen në kuptimin e ndalimit të përgjithshëm të ajetit: “O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju”. (Maide: 29)

6. Kontratat e sigurimit komercial përfshijnë zotimin për diçka që Sheriati nuk e bën të detyrueshme. Nëse nuk ndodh aksidenti të konsumatori dhe ai nuk shkakton ndonjë aksident, atëherë ajo është vetëm një kontratë me siguruesin/kompaninë e sigurimit ndaj rrezikut të bazuar në supozimin se kjo mund të ndodhë, në këmbim të parave që konsumatori ia paguan kompanisë së sigurimit e cila nuk bën asgjë për konsumatorët, kështu që kjo është haram. [1]

Po ashtu, në fetvanë tjetër të Komisionit të Përhershëm për Studime dhe Fetva 15/251, thuhet: “Së pari: Sigurimet komerciale e të gjitha llojeve janë haram, sepse kjo përfshin paqartësi, kamatë, pasiguri, lojëra fati dhe konsumim të pasurisë së njerëzve në mënyrë të
kundërligjshme, dhe kufizime të tjera sheriatike.

Së dyti: Nuk është e lejuar për muslimanin që të punësohet në administratë apo diku tjetër në kompanitë e sigurimeve, sepse, duke punuar në kompanitë e sigurimeve, ai bëhet bashkëpjesëmarrës në mëkat dhe shkelje të cilën Allahu e ndalon siç thotë Ai: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër”. (Ma’ide: 2)”

islamqa.info

———————————————-

[1] Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva 15/277.