Pyetësi:
A është e lejueshme për një grua të thotë “Amin” me zë të lartë gjatë namazit me xhematë?

Përgjigjja:
Kjo i lejohet vetëm nëse ajo falë namazin me gra. E nëse ajo falë namazin me xhemat ku falen edhe burra, ajo nuk duhet ta ngitë zërin e saj.Megjithatë unë nuk po them se zëri i gruas është avret, siç thonë disa të tjerë. Nënat e besimtarëve dhe gratë e sahabëve bisedonin me burra kur ishte nevoja. Ka ndodhur shpesh që, një grua të vinte tek Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) dhe ja shtronin atij një pyetje ndërsa sahabët e dëgjonin këtë. Por që nuk është nga etika e gruas që ajo të ngrit zërin kur ajo lexon Kur’an ku mund ta dëgjojnë meshkujt.

 

Shejh Albani
Burimi:-Silsilat ul-Huda-uen nur (697)