Pyetja:
A lejohet që mestet e abdesit të bëhen më tepër se kohëzgjatja e përcaktuar?
***
Përgjigjja:
Dijetarë si Ibn Tejmije e të tjerë e lejojnë mes’hin në meste edhe më tepër se tre ditë, nëse njeriu dëmtohet nga larja e këmbëve dhe argumenti i tyre për këtë është transmetimi i Ibn Maxhes që e saktëson edhe Albani, se Ukbetu bin Amir erdhi nga Misri tek Umeri në Medine dhe ai e pyeti Ukben se sa ditë i ke dhënë mes’h? Tha: “Nga xhumaja në xhuma”. Umeri i tha: “Ke vepruar sipas Sunetit”.
xhamiambret.com