Pyetje: Dua ta ruaj rrobat e mia të ihramit që të varrosem me to. A ka ndonjë problem me këtë sipas Sheriatit, duke pasur parasysh që një nga rrobat ka gjurmë gjaku nga kafsha e kurbanit?

Përgjigje: Nëse vdes gjatë ihramit, atëherë të varrosim me rrobat e tua të ihramit. Kur një burrë që kishte shkuar në haxh me Profetin(alejhi selatu ue selam) ra nga deveja dhe vdiq,

Profeti(alejhi selatu ue selam) tha:

Lajeni atë me ujë dhe me gjethe sidri, qefinoseni me dy rrobat e tij. Mos e lyeni me parfum dhe mos ia mbuloni kokën, sepse ai do të ringjallet në Ditën e Gjykimit duke bërë telbije (duke thënë: Lebbejke Allahumme lebbejke).”

Transmeton Bukhari (1267) dhe Muslimi (1206).

Pra, nëse vdes para se të dalësh nga ihrami, të varrosim me ihram sepse Profeti ﷺ urdhëroi kështu.

Në raste të tjera nuk është e ligjësuar që njeriu të varroset me rrobat e ihramit. Profeti(alejhi selatu ue selam) nuk u varros me rrobat e tij të ihramit. Ai u varros me tre rroba (qefina), pa këmishë dhe pa çallmë (turban).

Ti nuk duhet të varrosesh me rrobat e ihramit. Kur të vdesësh, duhet të varrosesh ashtu siç u varros i Dërguari (alejhi selatu ue selam), me tre qefina, pa këmishë dhe pa çallmë.


¹ Transmeton Bukhari (1264) dhe Muslimi (941).

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/182)
Përktheu: Valdet Gashi