Pyetje: Fjala “Allahume ainna ala dhikrike, ve shukrike, ve husni, ‘ibadetike”, a thuhet para selamit apo pas tij?

Përgjigja: Të dyja format lejohen, lejohet para dhe pas selamit. Transmetohet se kjo thuhet duburis-salah dhe këtu është për qëllim fundi i tij, dhe po ashtu edhe pas namazit. Kush e thotë këtë para selamit ai ia ka qëlluar të saktës, dhe kush e thotë atë pas dhënies së selamit ai ia ka qëlluar të saktës. Kjo ngase secila prej tyre quhet duburis-salah.

 

Kjo lutje është përmendur në hadithin e Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e mori atë për dore dhe i tha: “O Muadh, Betohem në Allahun se unë të dua, betohem në Allahun se unë të dua. Dhe tha: “Të porosis që në fund të çdo namazi të mos e lesh pa thënë: O Allah, më ndihmo që Ty të përmendi, Ty të falënderoj dhe në formën më të mirë Ty të adhuroj”.[ E shënon Ebu Davudi, me numër, 1522. Shjeh Albani e verësoi hadithin si autentik-sahih.]

O Allah, na ndihmo që Ty të përmendim, Ty të falënderojmë dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë

اللَّهُمَّ أعِنَّا عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ

(Allahume ainna ala dhikrike, ve shukrike, ve husni, ‘ibadetike)

 

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!
Shkëputur nga mësimi: “Sherhu adab el-mashi ilas-salah”.
Përktheu: Unejs Sheme