Pyetje: Një burrë është i sëmurë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten e tij, vajza e tij kujdeset për pastrimin e tij, gjatë pastrimit atij i ekspozohen pjesët e turpshme. A lejohet një gjë e tillë?

Përgjigje: Kjo lejohet kur është e domosdoshme, nuk ka të keqe në këtë por duhet të vendosë një diçka mbi dorën e saj që të mos i prekë drejtpërdrejt (pjesët intime të tij), sikurse një qese apo diçka të ngjashme. Gjithashtu duhet të mbulojë pjesët e tij intime dhe të fusë dorën nën mbulesë për t’i pastruar ato nën mbulesë.

 

 

 

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi