Blerja e arit përmes një faqeje në internet

Pyetje: Ka një kompani që shet ar përmes internetit. A lejohet të blej nga ata ose të sjell klientë për ta dhe të marr pagesë për këtë?

Përgjigje: Falënderimi i qoftë Allahut.

Është e njohur në Islam që kur blihet ar për valutë, shkëmbimi duhet të ndodhë në të njëjtën mbledhje ku merret vendimi për transaksionin, sepse Ubade bin Samit(radijallahu anhu) transmeton duke thënë: ”E kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut ﷺ  duke ndaluar nga shitja e arit për ar, argjendit për argjend, grurit për grurë, elbit për elb, hurmave për hurma, kripës për kripë, vetëm se në sasi të njëjtë dhe dorë në dorë. E kush kërkon shtesë apo paguan shtesë, ka marrë kamatë.”

E transmetuar nga Muslimi, 1578.

Mendoj se blerja e arit përmes internetit nuk është një transaksion që kryhet dorë për dore, sepse ju dërgoni paratë atyre dhe ata ju dërgojnë arin pas një kohe. Nëse ky është rasti, atëherë blerja dhe shitja në këtë mënyrë është e ndaluar (haram), dhe është e ndaluar për ju të sillni klientë për këtë kompani, sepse Allahu thotë (me interpretim të kuptimit):

“por mos ndihmoni njëri-tjetrin në mëkat dhe në armiqësi” [al-Ma’ida 5:2].

Por, nëse paratë dhe mallrat shkëmbehen menjëherë në të njëjtën mbledhje(takim), atëherë është e lejuar për ju t’i tregoni njerëzve për ta dhe të sillni klientë për këtë kompani, dhe të merrni pagesë për këtë (punë).

Lutemi që Allahu të na bëjë furnizimin tonë hallall.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Burimi: islamqa.info