Pyetja:
A lejohet shkurtimi i namazit nëse njeriu zotëron dy vendbanime në qytete të ndryshme?
***
Përgjigjja:
Nëse dikush zotëron dy vendbanime, në dy qytete të ndryshme, nuk i lejohet të shkurtojë namazin në asnjërin prej tyre, por përfiton nga lehtësimi i udhëtimit duke e shkurtuar namazin gjatë rrugës kur është në udhëtim.
Gjithmonë nëse distanca (mes këtyre dy qyteteve) është distancë që e bën të lejuar shkurtimin dhe duhet të jetë afërsisht 80 km e më shumë.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 8/147