Pyetja: A lejohet agjërimi për një person tjetër nëse personi është i sëmurë dhe nuk mund të agjeroj Ramazanin dhe pas mbarimit të muajit Ramazan dikush nga familja tia kompesoj këto ditë me agjerim?



Përgjgija: Të gjithë dijetarët musliman kanë mendim unanin se nuk agjëron askush për dikë tjetër në jetën e tij dhe se nëse agjëron për të nuk është i pranueshëm ky agjërim dhe nuk bie detyrimi nga personi për të cilin agjërohet, dhe ky person që ka ditë që i kanë ngelur pa agjeruar duhet t’i agjërojë vete pasi të shërohet.

Allahu thotë në Kuran për agjërimin:

(فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَنْ كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَۗ)
*”E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme*
[Sure Bakare: 185]
Pra secili të agjërojë për veten e tij.

Agjërimi ashtu si edhe namazi etj, janë detyrime të veçanta për secilin musliman (farz ajn) dhe nuk përmbushet ky detyrim vetëm se nga vetë muslimani që ta veprojë atë.

Përgjigje nga Dr. Adelina Kuçana